deutsch | srpski | hrvatski | bosanski | crnogorski | makedonski | slovenski | shqip | magyar
  • PËRKTHIME ME SHKURIM
  • TARIFA LIGJORE

  • PËRKTHIME GOJORE
  • TARIFA LIGJORE
  • Gordana Gass

    Zyra e përkthimit për gjuhët gjermane, serbe,
    kroate, boshnjake dhe maqedonase

    Sherbimi i përkthimeve me shkrim


    Çfarë do të thotë "i betuar dhe i autorizuar" (në gjermanisht: "öffentlich bestellt und allgemein beeidigt")? Portali i internetit Bayern jep një shpjegim shumë të mirë në lidhje me këtë temë:
    Në Gjermani autorizimi publik dhe betimi është një vlerësim ligjor publik që u jepet ekspertëve dhe specialistëve që kanë një shkallë të lartë kualifikimi dhe besueshmërie.[...] Qëllimi i nocionit të autorizimit publik është që gjykatave, organeve shtetërore dhe opinionit publik t’u vihen në dispozicion ekspertë kompetentë dhe personalisht të përshtatshëm, thëniet e të cilëve të jenë të besueshme. [...] Ekspertët e betuar dhe të autorizuar dallohen që janë të tillë nga emërtimi i mbrojtur me ligj "öffentlich bestellt und vereidigt".
    Pra, përkthyesit e betuar dhe të autorizuar janë ekspertë në fushën e ndërmjetësimit gjuhësor.

    Si përkthyese e betuar dhe e autorizuar, për vendosjen e çmimet bazohem në dispozitat ligjore të Ligjit mbi shpërblimet dhe kompensimet në sektorin e drejtësisë (JVEG).
    Përkthimet me shkrim llogariten me rreshta, një rresht standart ka 55 takte tastiere (d.m.th. shkronja ose boshllëk mes shkronjave). Çmimi për rresht varet kryesisht nga shkalla e vështirësisë së tekstit dhe nga fakti se sa urgjente është porosia.

    Përkthimet që ofrojmë përfshijnë këto fusha:
    – edukimin dhe kualifikimin shkollor
    – shkencat shoqërore dhe filologjike
    – industrinë dhe teknologjinë
    – mediat dhe artin
    – mjekësinë
    – politikën
    – drejtësinë (të gjitha drejtimet)
    – sportin, kohën e lirë, turizmin
    –  çertifikatat, dëshmitë
    – ekonominë, financën

    Për porositë që vijnë nga gjykatat dhe organet shtetërore çmimet llogariten në bazë të Ligjit mbi shpërblimet dhe kompensimet në sektorin e drejtësisë (JVEG).



    Gordana Gass | Hermann-Lingg-Str. 10 | 80336 München | Telefon 089/544 033 41 | Fax 089/544 033 43 | Mobil 0177/3500906 | kontakt@gogass.de | Datenschutzerklärung